Iu sekuestruan 1.5 mln euro, kush është italiani që akuzohet për pastrim parash (Emri)
Detaje të reja janë publikuar për shtetasin italianin, të cilit iu sekuestruar 1.5 mln euro llogari bankare dhe asete. Ai quhet Stefano Lorenzi, dhe është pronar i një kompanie në të krijuar në Shqipëri.
Mësohet se shtetasi italian, rezulton me precedentë të ndryshëm penal në Itali për deklarata mashtruese dhe krime në fushën e tatimeve.
Për një periudhë të shkurtër kohore, kompania që drejtonte Lorenzi sasi të konsiderueshme në valutë euro nga shoqëri të huaja dhe një pjesë të tyre ndërmjet transfertave i ka transferuar në vende të ndryshme si Hong Kong, Kinë dhe Itali.
Në pak muaj aktivitet kompania merrte nga kompani të tjera të huaja sasi të mëdha parash duke i justifikuar si të ardhura nga fitimet. Këto para kryesisht në valute euro, i transferonte sërish jashtë vendit. Për këtë arsye u krijuan dyshime për pastrim parash.
Ndërkaq, po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.