Ja arsyet përse tradhtojnë femrat
Monotonia në shtrat. Një dhomë e mërzitshme gjumi, me të njëjtat mobilie të vjetra, është shpesh një nga arsyet përse femrat zgjedhin të tradhtojnë. Dëshira për aventurë, është një tërheqje e pashmangshme.
Mungesa e vetëvlerësimit. Vetëvlerësimi i ulët, që vjen prej monotonisë në një marrëdhënie, i bën femrat të kërkojnë një lidhje që t’u ofrojë mjaftueshëm seks, për të pasur më shumë besim te vetja.
Ndihen të lëna pas dore. Nëse nuk tregon vëmendje ndaj një femre, ajo do ta kërkojë atë me çdo kusht nga një person tjetër. Femrat s’mund ta pranojnë t’i lësh pas dore.
Mungesa e emocioneve. Kur një femër kupton se një lidhje po e humb emocionin dhe dridhërimat e dashurisë, ajo fillon t’i ndiejë këto ndaj një personi tjetër.
Hakmarrje për gabimet. Kjo nuk ka të bëjë me hakmarrjen për tradhtinë e partnerit, por është një hakmarrje për gabimet e së shkuarës, të cilat një femër mund t’i gjykojë si shumë të mëdha.
Mungesa e intimitetit. Mirëqenia ekonomike nuk e mbush mjaftueshëm zemrën e një femre që kërkon më shumë intimitet. Kur ajo nuk e gjen, i drejtohet dikujt tjetër.
Strategjia e ndarjes. Në vend që të ndahen nga partneri për të cilin nuk kanë më ndjenja, femrat mund të tradhtojnë dhe të vazhdojnë lidhjen ekzistuese. Fundja, çfarë kanë për të humbur?