Ja biznesmenët që dhuruan ndihmat e para në jug të vendit

Ja biznesmenët që dhuruan ndihmat e para në jug të vendit

Dhoma e Tregtisë dhe industrisë në Tiranë ka mbledhur sot një grup biznesmenësh duke u bërë thirrje të gjithë pjesmarrësve që të bëhen pjesë e ndihmës për banorët në zonat e përmbytura në jug të vendit. Ata deklaruan solidaritetin e tyre në ndihma qoftë në vlerë monetare qoftë në ndihma ushqimore për banorët e këtyre zonave. Në kordinim me shtabin e emergjencave dhe qeverinë shqiptare, sipërmarrësit kanë vendosur një fond të të ardhurave të tyre për të qenë pjesë e kontributit dhe ndihmës në këto zona. Një grup pune është ngritur te Dhoma e Tregtisë në Tiranë për kordinimin e ndihmës. Ja emrat e biznesmenëve që kanë dhënë ndihmat e para:

 

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë- Nikolin Jaka

 

Eurosig – Kadri Morina

 

Yldon Media Group- Ylli Ndroqi

 

Megatek –Dionis Teqja

 

Vodafone Albania- Dietlof Ziegfried Mare

 

Millo Kolor- Aleks Millo

 

Lajthiza- Hajri Elezi

 

Ardeno- Tonin Alia

 

Coffe Club Lavazza- Andrea Zaja

SHKARKO APP