Ja çfarë do ndodhë pas 25 qershorit me ministrat teknikë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëveshjen e 18 qershorit me kreun e Partisë Demokratike si dhe ministrat teknikë të propozuar nga PD.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ të gazetarit Blendi Fevziu, Rama tha se ministrat teknikë nuk do të jenë më të tillë pas 25 qershorit nëse PS fiton zgjedhjet. Ai tha se do të shkarkohen pasi nuk janë pjesë e programit të qeverisë. “Në rast se 25 qershori do zgjedhë PS-në në krye të qeverisë, ata s’do jenë më ministra. Ata janë ministra teknikë dhe do largohen nëse ne fitojmë zgjedhjet”, tha Rama.

SHKARKO APP