Ja cilat tendenca dominojnë për sezonin vjeshtë-dimër 2014-2015
Markat më të mëdha dhe të njohura botërore kanë sjellë shumë inovacione për këtë sezon duke filluar nga copat me printime e me motive të ndryshme, tek veshjet me frymë përrallore, nga ngjyrat e lehta pastel, tek ngjyrat e çelura e deri tek nuancat më të theksuara të ngjyrave të errëta.
Materialet që dominojnë në ngjyrat e këtij sezoni variojnë nga lëkura e deri tek tekstilet e pambukta, pellushet dhe gëzofet, dhe shumë kombinime nga më të guximshet plot stil, kreativitet dhe elegancë.
Por ajo që revistat më të mëdha të modës në të gjithë botën këshillojnë është se pavarësisht këtyre tendencave, të vishemi ashtu sikurse ndjehemi më komfort.