Ja disa sjellje të njerëzve inteligjent

 

Inteligjenca emocionale është aftësia për të identifikuar, përdorur, kuptuar dhe menaxhuar emocionet pozitivisht në mënyrë që të shmangim stresin, të komunikojmë në mënyrë efektive, të kemi empati për të tjerët, të përballemi me sfidat dhe të shmangim konfliktet. Inteligjenca emocionale ndikon në aspekte të ndryshme të jetës së përditshme siç është sjellja dhe ndërveprimi me të tjerët.

1. Ju keni një fjalor të fuqishëm emocional Të gjithë njerëzit përjetojnë emocione, por vetëm disa njerëz mund ti identifikojnë ne mënyrë të saktë emocionet ndërkohë qe ato ndodhin. Hulumtimet tregojnë se vetëm 36 % e njerëzve mund ta bëjnë këtë, e cila është problematike për shkak se emocione te ndryshme shpesh keqkuptohen, gjë e cila çon në zgjedhje irracionale dhe veprime jo produktive. Njerëzit me EQ të larte i zotërojnë emocionet e tyre, sepse ata i kuptojnë ato, dhe ata përdorin një fjalor të gjerë të ndjenjave për ta bërë këtë. Ndërsa shumë njerëz mund ta përshkruajnë veten si thjesht ndjehem “keq", njerëzit emocionalisht inteligjent mund të përcaktojnë nëse ata ndjehen "nervoz", "të acaruar," "te mbytur," ose "të shqetësuar."  

2. Ju jeni kurioz për njerëzit Nuk ka rëndësi nëse ata janë te mbyllur ose ekspresiv, njerëzit emocionalisht inteligjentë janë kurioz për të gjithë ata qe i rrethojnë. Ky kuriozitet është produkt i ndjeshmërisë, një nga shenjat më të rëndësishme për një EQ lartë.

3. Ju e përqafoni ndryshimin Njerëzit emocionalisht inteligjentë janë fleksibel dhe janë vazhdimisht duke u përshtatur. Ata e dinë se frika e ndryshimit është paralizuese dhe një kërcënim i madh për suksesin dhe lumturinë e tyre.  

4. Ju i dini pikat tuaja te forta dhe te dobëta Njerëzit emocionalisht inteligjente jo vetëm kuptojnë emocionet e tyre; ata gjithashtu e dinë se cila është pika e tyre e forte dhe cila është pika e tyre e dobët. Ata gjithashtu e dine dhe se çfarë i shtyn për te arritur suksesin. Duke pasur një EQ te lartë do të thotë se ju e dini se ku jeni te forte dhe do ta përdorni atë ne avantazhin tuaj duke i lënë dobësitë prapa.

5. Ju jeni një gjyqtar i mirë i karakterit. Pjesa më e madhe e inteligjencës emocionale vjen për shkak të vetëdijes shoqërore; aftësia për të “lexuar” njerëzit e tjerë, te mësoni shume shpejt diçka rreth tyre, dhe të kuptoni se çfarë ata janë duke kaluar. Me kalimin e kohës, kjo aftësi ju bën një gjyqtar të jashtëzakonshëm të karakterit. Njerëzit nuk janë me një mister për ju. Ju e di se çfarë ata dëshirojnë te bëjnë dhe i kuptoni motivimet e tyre, madje edhe ato që qëndrojnë fshehur nën sipërfaqe.

Lexoni me shume tek: www.living.al

SHKARKO APP