Ja kush është fisi më i rrezikuar në botë

Fisi Awa-Guaja i cili jeton në Amazonë është një ndër fiset më të rrezikuar në botë për t’u zhdukur. Rrezikshmëria e tyre shtohet për shkak të prerjes pa kriter që u janë bërë pyjeve në këtë zonë. Fotografi Daniel Rodrigues ka arritur të sjellë foto befasuese. Fotografi francez është shprehur se kurrë nuk kishte pasur kontakt me një tribu kaq të paprekur nga jeta moderne. Fisi ka rreth 350 persona, ata bëjnë një jetë nomade që kur vendosën të adaptojnë këtë metodë jetese, pasi druheshin se do përballeshin me pushtuesit europianë. Për të mbijetuar fisi gjuan puma dhe ushqimi i tyre kryesor është peshku.

SHKARKO APP