Ja kush janë dy velinat e reja të ‘Stop’, njëra prej tyre shumë e njohur për ju
Sezoni i ri televiziv ka nisur sot me rikthimin në ekran të shumë programeve të njohura, një pjesë prej të cilave me risi. “Stop”, programi popullor tashmë për publikun, ka rinisur sonte me ndryshime. Siç ishte lajmëruar më herët, dy velinat që do të shoqërojnë Saimirin dhe Gentin nuk do të jenë më Alba dhe Ensa, dy balerinat e trupës së baletit në Tv Klan, por dy “kaptere” të reja të anijes së Stop-it.
Pak para se të fillonte programi, Saimiri dhe Genti kanë prezantuar dy velinat që do t’i shoqërojnë gjatë këtij sezoni: Alesia dhe Onelda.
Alesia Bami është një emër i njohur në fushën e modës. Pjesëmarrëse në shumë kompeticione bukurie, ajo është vlerësuar edhe me disa çmime. Në Miss Universe Albania 2014, Alesia është vlerësuar si shoqëruesja e dytë e Miss-it. Tashmë, jashtë fushës së modelingiut, Alesia do të tregojë edhe aftësitë e saj në balet.