Ja pse burrat pëlqejnë të pasmet e kolme të femrave…
Interesi për format e femrave nuk është gjë e re, sigurisht. Kërkimet e mëparshme kanë zbuluar që shijet e burrave kanë evoluar drejt femrave me bel të hollë dhe vithe të gjera, shenjë rinie dhe fertiliteti.
Tani, një studim i shton një nuancë të re teorisë së evolucionit që qëndron pas interesit të meshkujve për ijë të kërcyera, ose më saktësisht, për shtyllat kurrizore të harkuara, që i krijojnë ato.
“Gratë duhet të përballojnë problemin e zhvendosjes përpara të qendrës së trupit gjatë shtatzënisë”, thotë një nga autorët e studimit Eric Russell, i diplomuar për psikologji në Universitetin e Texas-it në Arlington, për “Huffington Post”. “Gratë që e kanë më të harkuar shtyllën kurrizore në pjesën e barkut … mund ta rishpërndajnë qendrën e rëndesës së masës trupore për të zvogëluar zhvendosjen që ndodh nga shtatzënia. Prandaj, ne hipotetizojmë që burrat kanë një përshtatje psikologjike që i pëlqejnë këto femra si partnere për t’u çiftuar.”
Thënë shkurt, preferencat e meshkujve kanë evoluar për këtë formë anatomike specifike sepse ajo i bën gratë të afta të përballojnë disa shtatzëni pa dëmtime dhe të jenë në formë gjatë shtatzënisë.
Për studimin në fjalë, më shumë sesa 300 burra vlerësuan koeficientin tërheqës te siluetat femërore që kishin një harkim të shtyllës kurrizore nga 26 në 61 gradë. Burrave iu duket një hark i moderuar, rreth 45.5 gradë, normal. Ky hark do siguronte avantazhe evolucioni pa shfaqur probleme shëndetësore si dhembje shpine apo rrëshqitje të disqeve të shtyllës kurrizore, sipas studiueseve. Ata zbuluan dhe që çelësi është pikërisht struktura e shtyllës kurrizore, jo thjesht dhjami dhe muskujt e vitheve.
“Burrat mund t’i çojnë sytë te vithet dhe të marrin informacion për shtyllën kurrizore të grave pa qenë të vetëdijshëm për këtë,” shprehet Dr. David Lewis, i universitetit Bilkent në Turqi dhe autori kryesor i studimit, për “Daily Mail”. Por mund të jetë e vërtetë që burrat të kenë preferenca edhe për harkun e ijëve, dhe përmasat e të pasmeve.