Ja pse Facebook shkakton depresion tek përdoruesit e tij!

"Çdokush mund të solidarizohet me vuajtjet e një miku, por kërkon një natyrë të lartë që dikush të kënaqet nga suksesi i një miku",  tha dikur Oscar Wilde.

Dhe duket se ka pasur shumë të drejtë, sidomos tani që studiuesit  kanë konfirmuar sepërdoruesit e Facebook vuajnë ndjenjat e zilisë dhe depresionit kur ata kontrollojnë përditësimet e statusve të shokëve dhe të afërmve të tyre.

Studiuesit në Universitetin e Missourit hulumtuan rreth implikimeve të shëndetit mendorpër qindra miliona njerëz, të cilët janë  përdorues aktivë në Facebook.

Çiftet  e dashuruar si pëllumda në çdo foto "lovey-dovey", foto të  "sëmura" të fëmijëve dhe fotot e dërguara nga pushimet ekzotike,  u cilësuan nga ato materiale që mund të çojë në  depresion dhe të shkaktojnë ndjenjat e zilisë tek përdoruesit, zbuluan akademikët.

"Ne zbuluam se nëse përdoruesit e Facebook përjetojnë zili  nga aktivitetet dhe mënyra e jetesës të miqve të tyre në Facebook, ata kanë shumë më shumë gjasa që  të kenë ndjenja depresive", tha Margaret Duffy, profesore e komunikimit strategjik.

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se përdorimi i Facebook,  është i lidhur mexhelozinë, tensionin dhe izolimin social, si edhe me gjendjen depresive po ashtu.

Ndaj kujdes! Ndoshta bëni mirë të mos postoni dhe mos ta hapni për disa kohë facebook-un tuaj. Ndoshta është koha të kujtojmë vitet kur teknologjia nuk ishte kaq prezente në jetën tonë, madje edhe në krevatin e një çifti.

SHKARKO APP