Ja pse quhet Ballokume
Në traditën tonë, per ditën e verës, gatuhen ushqime dhe embëlsira tipike. Në mote të shkuara, në fazën përgatitore gatuhej kulaçi i ditës së verës, që e ëmbëlsonin me mjaltë, ose me musht. Keto kulaça,fillimisht përgatiteshin me miell gruri, ndërsa pas vitit 1620 dhe në vazhdim, kur në trojet tona filloi të kultivohej masivisht misri, që e sollën turqit, banorët e Elbasaniti e zëvendësuan me kulaç mielli misri, një embëlsirë e veçantë dhe shumë e shijëshme, e gatuar me majë mielli misri, e njohur masivisht me emërin e famshëmballokume Elbasani.
Miku im i fëmijërisë Kadri Çopja dhe bashkeshortja e tij Gjyljana, më treguan, se për të gatuar ballokumet, në një familje me 5 persona, duhen 7 – 8 kg miell misri, që kalohet në sitë disa herë, për të marrë 1 kg majë mielli të imët.
Si kuptohet, ballokumja është një ëmbëlsirë e veçantë, që përgatitet me delikatesë dhe mjeshtëri të rrallë. Mielli i sitës së fundit, përzihet me gjalp dhensh, me vezë dhe sheqer, që përzihen dhe ngjishen me dorë, deri sa të përgatitet brumi, që më pas e fraksionojnë në masa të vogla për kulaçët e vegjël, që piqen me kujdes në furrë me zjarr drushë.
Pas këtyre proçedurave, ballokumet e ëmbëla me shije të rrallë dhe me aromë të këndëshme dhe delikate, është e gatëshme të shijohet ditën e verës më 14 mars.
Emëri origjinal i kësaj embëlsire është “kulaçi i verës”, ndërsa emëri ballokume është shumë i vonshëm, rreth fundit të shekullit te XVIII dhe i u dha nga Sanxhakbeu i Elbasanit, i cili pasi i shioi ëmbëlsinë dhe butësinë e kulaçit të vogël të gatuar me miell misri, gjithë kënaqësi thirri: “është ba si llokume”. Kësisoj, ballokume u ba emëri “zyrtar” i kësaj ëmbëlsire tradicionale elbasanase.
Për festën Dita e Verës, elbasanasit gatuajnë dhe një ëmbëlsirë tjetër të rrallë: revaninë me miell misri, madje kush e ka provuar, e preferon këtë ëmbëlsirë, prandaj miku im Kadri Çopja krenohet se Gjylka gatuan më mirë revaninë, madje më ka premtuar disa herë: “do të dërgoj një tepsi me revani, se është mbretëresha e ëmbëlsirave”, por deri tani, nuk ka arrijt në Siena, ndërkohë që revania që gatuan Gjyliana ka shkuar në Londër, Paris, Roma, New York, Athinë, Stamboll etj.
Në trevat e Dibrës, Tetovës, Prizrenit, Opojës, Gostivarit, Tropojës, Kukës etj, gatimi tipik për ditën e verës asht flija. /Autori: Fatmir Musai