Ja qyteti turk ku jetojnë më shumë shqiptarë

Pakkush e di se Bursa, një nga qendrat më të industrializuara metropolitane të Turqisë, e vendosur në veriperëndim të Anadollit, në rajonin Marmara në thuajse 1/3-ta e saj është e populluar nga shqiptarë.

Dhe jo vetëm kaq, por Bursa, ky qytet me një zhvillim të jashtëzakonshëm , i cili shquhet për prodhimin e mjeteve motorrike, prej 10 vjetësh ka në krye të drejtimit një shqiptar. Rexhep Alltepe është kryebashkiaku, me origjinë nga Shkupi, i cili ka propozuar që të përfshihet gjuha shqipe në shkollat turke.

Të vendosur në Bursa prej afro 100 vjetësh, familjet shqiptare nuk kanë ndalur të ruajnë gjuhën, vlerat dhe kulturën e tyre. Shqiptarët e Bursës, kanë ditur të ruajnë mjaft mirë edhe një prej vlerave më të mëdha të shqiptarëve, mikpritjen.

Të ardhur nga Shkupi e Kosova prej më shumë se 60 vjetësh , ata janë përpjekur të ruajnë gjuhën dhe traditat shqiptare, madje edhe martesat kanë preferuar t'i bëjnë me shqiptarë.

Kanë dëshirë të flasin shqip, edhe pse ndonjëherë e kanë të vështirë të shprehen. Na tregojnë se janë mjaft mirë të integruar në Bursa, por sërish kanë mall për vendin e tyre.

Edhe gatimet tradicionale shqiptare kanë mundur t'i ruajnë dhe madje t’ia përcjellin brezit më të ri.

Tirana dhe Bursa prej vitesh janë binjakëzuar, si dy vende që do të bashkëpunojnë ngushtë më njeri- tjetrin, për këtë arsye kryebashkiaku i Bursës premtoi se do të mbështesë Tiranën në zhvillimin e saj .

Shoqata e binesmenëve në Bursa, Rumeli Said, e cila në shumicën e saj përbëhet nga biznesmen me origjinë shqiptare, janë gjithashtu të gatshëm të investojnë në Tiranë.

Historia në Bursa është thuajse e gjallë, pasi asgjë nuk është prishur, që prej themelimit të saj si kryeqyteti i parë i shtetit osman në mes të 1335 dhe 1413.

Bursa është një ndër qytetet që ka arritur të prodhojë vetë të plotë ciklin e tramit, një prej mjeteve më të frekuentuar për lëvizjen e qytetarëve. Po ashtu, në të gjithë Bursën gjenden 4 mijë fabrika të mëdha, të cilat prodhojnë makina. Bursa gjithashtu ka banjot termale dhe disa muzeume, duke përfshirë një muze të arkeologjisë. Por ajo çfarë të bie në sy në këtë qytet janë edhe sipërfaqet e gjelbëruara.

SHKARKO APP