Ja sa kushton makina që i dogjën Flori Mumajesit

Mbrëmja e kaluar shënoi një nga ngjarjet më të tmerrshme të këtij viti për Flori Mumajesin.

Ajo që pritej të jetë një ditë feste u përmbyll në mënyrën më të keqe të mundshme pasi që artisti iu dogj makina e tij në parkingun afër studios ThreeDots ku gjendej ai momentalisht.

E përpos dëmeve materiale artisti nuk hasi në ndonjë problem tjetër por nëse llogarisim se sa i ‘kushtoi’ Florit tërë kjo fatkeqësi del një shifër mjaft e madhe. Siç raportojnë mediat shqiptare makina e djegur ishte tip Mercedes Benz S Class tek i cili çmimi fillestar shkon afro 95.000 $.

Shpresojmë që artisti e kishte të siguruar plotësisht makinën e tij pasi një humbje e tillë do të ishte një tronditje e madhe financiare për të.

VIDEO/Ky është njeriu që i vuri flakën fuoristradës së këngëtarit Flor Mumajesi

SHKARKO APP