Ja sa pritet të rritet paga minimale në shkallë vendi

Qeveria pritet të ndryshojë brenda 6-mujorit të parë të këtij vitit pagën minmale në shkallë vendi. Janë dy opsione për rritjen e pagës minimale. Burime të Report TV nga Ministria e Mirëqenies Sociale bëjnë me dije se do të propozohet që paga minimale në vend të rritet më 1 mijë lekë të reja brenda 6-mujorit të parë të 2016-s.

Mundësia tjetër është edhe që ndryshimi të bëhet aq sa është sot niveli i rritjes ekonomike rreth 2%, pra paga minimale të rritet me 500 lekë.

Por ndryshimi i pagës minimale kundërshtohet fort nga përfaqësueist e biznesit. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Punës bizneset janë shprehur se rritja e pagës, mund të krijojë kushtet për një informalitet më të lartë në tregun e punës. Prej 3 vitesh niveli i pagës minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore e shëndetësore nuk është ndryshuar.

Sot Shqipëria ka një ndër pagat minimale më të ultat në rajon prej 22 mijë lekë, e dyta pas Maqedonisë. Kështu Maqedonia ka pagë minimale 131 euro, Kosova 170 euro, Bullgaria 184 euro dhe Greqia 586 euro.

SHKARKO APP