Ja sa shqiptarë kishte në vitin 1908 në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni (Shifrat)

 

Kjo është fotokopje e dokumentit origjinal të statistikave të Perandorisë Osmane, të cilin Komisioni Shqiptar e përdori në Konferencën e Paqes në Paris 1919, për t’i mbrojt territoret e banuese me shqiptarë.

Statistika të Perandorisë Osmane të vitit 1908/1909, kopjet tyre, gjenden në arkivat e shoqatës “Vatra’ në Amerikë.

Në Shkup para një shekulli kanë jetuar 50.258 shqiptarë, 9264 serbë dhe 29.080 bullgarë (asnjë maqedonas, si quhen sot).

Tetova ka pas 52.076 banorë shqiptarë, ndërsa Gostivari 23.197 shqiptarë. Poashtu, edhe në këto të dhëna përdoret termi bullgarë për banorët sllavë.

Siç shihet në këto statistika, vendet shqiptare në Mal të Zi, Tuzi, Gucia dhe Rozhaja, ishin me popullsi shumice shqiptare.

Sipas kësaj statistike, Tuzi kishte 7.647 banorë dhe të gjithë ishin të përkatësisë nacionale shqiptare.

Gucia kishte gjithsej 12.073 banorë, prej tyre 9.905 banorë apo 82,6% ishin shqiptarë, 1.812 banorë apo 15,5% ishin serbë, ndërsa të tjerë ishin 356 banorë apo 2,9%.

Rozhaja kishte gjithsej 17.466 banorë, ku 15.032 banorë apo 86,5% ishin shqiptarë, kurse 2.434 banorë apo 13,5% ishin serbë.

Tuzi ka qenë qytet 100% shqiptarë. E njëjta vlen edhe për Kaçanikun.

Prishtina kishte 60.968 shqiptarëe 11.093 serbë. Peja kishte 50.440 shqiptarëe 13.303 serbë. Prizreni kishte 64.569 shqiptarë, 17.219 serbë e asnjë turk. Ndërsa, Gjakova kishte 70.963 shqiptarëe 687 serbë.

 

 

 

 

SHKARKO APP