Ja shenjat që tregojnë se keni gjetur dashurinë e vërtetë
Të tilla dashuri vijnë vetëm një herë në jetë ndaj shihni cilat shenja jua tregojnë më së miri këtë.
1 – Mund të përcillni atë që jeni duke menduar thjesht duke e parë njëri-tjetrin në sy
2 – Ju as që e mbani mend se si ka qenë jeta juaj pa të…madje as doni ta mendoni diçka të tillë.
3 – Ai/Ajo e di ekzaktësisht se çfarë duhet të bëjë për t’ju qetësuar kur jeni shumë të nervozuar, për t’ju lehtësuar stresin apo për t’ju ngritur humorin.
4 – Ai/Ajo ju ndryshon ju çdo ditë që kalon.
5 – Ai/Ajo di se si duhet të sillet në krevat…madje as përpiqet të bëjë gjërat që ti nuk i dëshiron.
6 – Edhe pas disa vitesh bashkë, ju ende keni një kimi të mrekullueshme.
7 – Ju ndiheni plotësisht komod/e në praninë e tij/saj.
8 – Pasi keni kaluar disa ditë bashkë, të dy flisni gjatë për të mësuar çdo gjë që keni humbur kur nuk keni qenë pranë njërit-jetrit.
9 – Ndjeni se e njihni njëri-tjetrin prej një jete.
10 – Ju nuk pajtoheni në disa gjëra, por ama jeni gjithmonë të një mendimi për çështje të rëndësishme.
11 – Ju keni një lidhje të tillë që njerëzit rreth jush nuk e kuptojnë dot.
12 – Familjet e njëri-tjetrit i ndjeni si familjet tuaja.
13 – Nuk e ndjeni nevojën të kërkoni më shumë, sepse jeni në paqe dhe të qetë me atë që keni.
14 – Ju lëndoheni kur lëndohet edhe tjetri, ju qeshni kur qesh edhe tjetri.
15 – Partneri/ja është pjesë e çdo historie që ju tregoni.
16 – Mendoni se gjërat më të çuditshme që secili prej jush bën janë të adhurueshme, dhe për këtë ndjeheni të dy njësoj.
17 – Jeni njeri më i mirë kur jeni me njëri-tjetrin sesa kur jeni vetëm.
18 – Ju mbështesni ëndrrat e njëri-tjetrit, edhe nëse nuk i kuptoni tërësisht ato.
19 – Jeni një dyshe dinamike, një çift i përsosur, një ekip i vërtetë.
20 – Ndjeheni të mbrojtur dhe të sigurt në lidhjen tuaj.
21 – Për herë të parë në jetën tuaj, kuptoni se shtëpia nuk është një vend, por një person.
22 – Në disa mënyra, ju jeni bërë si njëri-tjetri.
23 – Jeni vetja me të mirat dhe këqijat tuaja, dhe e dashuroni njëri-tjetrin për të dyja këto.
24 – Ju e ndjeni thellë në shpirt, se ai/ajo është enkas për ju.