Ja si do të llogariten pagesat e reja për të marrë pension

Me ndryshimet e pagës minimale dhe maksimale ndryshojnë edhe kontributet që paguhen për sigurimet. Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve ka bërë të ditur nivelin e pagës minimale, e cila ka nisur të zbatohet që prej muajit Maj. Në njoftimin e fundit publikuar nga DPT, thuhet se duke filluar nga periudha Maj 2017, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 24,000 lekë (VKM nr.399, datë 03.05.2017). Ndërsa më parë ishte 22 mijë lekë.

“Përveç pagës minimale ka ndryshuar edhe paga maksimale, duke shkuar në 105,850 lekë, nga 97,030 lekë që ishte më parë, me një rritje prej 8,820 lekë.

Për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, paga bruto mujore, do të jetë:

Jo më pak se paga minimale, e barabartë me 24,000 (njëzet e katër mijë) lekë dhe sipas përcaktimit të vetë personit, deri në 105,850 (njëqind e pesëmijë e tetëqind e pesëdhjetë) lekë, për personat e vetëpunësuar;

E barabartë me pagën minimale mujore prej 24,000 (njëzet e katër mijë) lekë, për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton ligjërisht”.

Gjithashtu, paga minimale në shkallë vendi prej 24,000 lekë, shërben edhe për llogaritjen dhe pagesën e kontributeve të detyrueshme të sigurimit shëndetësor”, njofton DPT.

Të punësuarit

Sigurimet me pagë minimale: Ishte 6,139 lekë-bëhet 6,696 lekë.

Sigurimet me pagë maksimale: Ishte 27,071 lekë-bëhet 29,532 lekë.

Të vetëpunësuarit

Sigurimet me pagë minimale: Ishte 6,491 lekë-bëhet 7,152 lekë.

Sigurimet me pagë maksimale: Ishte 24, 354-bëhet 33,129

SHKARKO APP