Ja si fitohen ndjekësit në Instagram

Halle Berry di shumë mirë se si të krijojë një përshtypje të parë të shkëlqyer. Aktorja 49-vjeçare e nisi aventurën e saj në Instagram me një foto “topless”.

Me në sfond një xhungël të mahnitshme, Halle Berry shihet me kurriz në foton e saj të parë në rrjetin social, të cilit iu bashkua të martën.

Fituesja e një çmimi Oscar e shoqëroi foton me këtë shkrim: “Përshëndetje të gjithëve! Mirëseerdhët! Sot është një ditë emocionuese për mua. Mezi po pres që të ndaj me ju imazhe që reflektojnë emocionet dhe perceptimet e mia. Jam e emocionuar të ndaj me ju dashurinë time për natyrën, artin dhe modën, me shpresën që fotot do ju frymëzojnë dhe do ju sjellin lumturi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?