Ja si mund ta zbuloni se ju tradhton
Shkencëtarët kanë zbuluar se mënyra më e mirë për të zbuluar se partneri juaj po u tradhton është duke i parë atij gjatësinë e gishtave.
Ekspertët e Universitetit të Oksfordit kanë zbuluar se njerëzit që e kanë gishtin e unazës më të gjatë se gishtin tregues kanë më shumë gjasa të tradhtojnë.
Ata, të cilët e kanë gishtin e unazës dhe atë tregues në të njëjtën gjatës ka më shumë gjasë që të jenë besnikë ndaj partnerëve.
Mesa duket gjithçka lidhet me nivelin e testosteronti në trupin e një personi.
Ata që kanë nivele të larta testosteroni kanë më shumë dëshirë për të tradhtuar.
Sipas raportit, gjatësia e gishtit tregues përcaktohet përpara lindjes.
Ekspertët thonë se ndikimi vjen nga niveli i hormoneve seksuale ndaj të cilëve janë ekspozuar bebet kur janë në bark.
Kërkimi u bazua tek 1300 persona në Britani dhe SHBA.