Ja si t’i kombinoni çizmet për çdo rast

Në këtë stinë çizmet e mira janë përgjigjia e çdo dileme mode, për të qenë gjithmonë “in” dhe për tu dukur bukur gjithashtu.

Ju mund t’i kombinoni ato të hënën për në punë, të premten në fundjavë, por edhe për darkat në orët e vona.

Ja se si mund t’i kombinoni çizmet për çdo rast:

Çizmet e sheshta të kamoshit për tu dukur rrezatuese:

Çizmet e kamoshit ju bëjnë të dukeni më rrezatuese, me çdo kombinim. Ju mund t’i vishni ato me xhinse të gjata deri mbi kycin e këmbës dhe me T-shirt sportive. Mund t’i kombinoni gjithashtu me fustane apo funde.

Çizme me takë kamoshi për një stil “cool” të përditshëm:

Në punë e sidomos në ambjentet e zyrave ju mund të provoni të vishni çizme kamoshi me pak take e t’i kombinoni me çdo lloj veshje. Taka do të bëjë diferencën e do iu japë pamjen e një veshjeje serioze, ndërkohë që ju mund të vishni xhinse, pantallona lëkure apo bluza të thjeshta. Kështu do të dukeni serioze, por edhe komode njëkohësisht.

Çizme për tu dukur “chic”

Nuk është e thënë që çizmet të jenë domosdoshmërisht të larta. Mund të jenë të sheshta dhe t’iu japim pamje “chic”.

Për të pasur një pamje të tillë mundohuni të kombinoni çizme të “guximshme” që jo çdo kush do mund t’i vishte, me pantallona të thjeshta dhe bluzë apo triko kashmiri. Mund të vini gjithashtu një bizhu të rëndë që bie në sy, në varësi të ngjyrave që keni kombinuar.

Çizme të zeza për tu dukur klasike: 

Çizmet e zeza lëkure mund të jenë të shtrenjta, por secila femër duhet të ketë një palë të tilla në garderobë. Jane të vetmet çizme të cilat nuk do dalin ndonjëherë nga moda. Mund të kombinohet më çdo gjë dhe për çdo rast. Me çizme të zeza dhe një kostum të errët do të mund të krijoni veshjen më të thjeshtë klasike që mund të keni menduar.

Çizme për tu dukur seksi:

Mos i neglizhoni çizmet e lëkurës të gjata, gjatë orëve të natës. Sigurisht që duhet të kujdeseni për një pamje sa me tërheqëse, joshëse por jo të rëndomtë. Kombinoni çimzet e zeza të lëkurës, jo më të gjata se kupa e gjurit, me një fustan të zi jo më të shkurtër si mbi kupën e gjurit, me bizhu diamanti dhe të kuq të theksuar buzësh. Të jeni e sigurtë se natën nuk do ta kaloni vetëm.

SHKARKO APP