Ja si t’ia shuani xhelozinë partnerit
A është xhelozia një problem i madh në lidhjen tuaj. Heqja dorë është mënyra më e lehtë, por jo gjithmonë e duhura.
Ja se si mund t`ja hiqni xhelozinë partnerit:
Tregohuni indiferente
Mund të duket e vështirë por do t’i shihni të mirat më vonë. Nëse tregoheni indiferente ndaj situatës do të shërbejë edhe si një moment prove për të dy partnerët.
Secili privatësinë e tij
Qëndroni larg adresave të email-it të njëri-tjetrit, apo inbox-it të mesazheve të facebook apo telefonit. Kthejani me të njëjtën monedhë, kjo është një strategji që kërkon të vejë në të njëjtën provë edhe ndjenjat e partnerit dhe me këtë rast do të të mësoni nëse partneri juaj është me mendje hapur si ju, apo do të ishte më mirë t’i jepnit fund, për të evituar një lidhje vetëm me keqkuptime dhe sherre.
Më mirë vetëm
Në fund fare, nëse do të kuptoni që partneri juaj është “xheloz i lindur” dhe nuk do të jeni në gjendje të ruani qetësinë dhe të menaxhoni situatën, zgjidhni më mirë të rrini vetëm, për të shpëtuar nga presionet.