Ja skema që përdor çift i lumtur në Shqipëri, për të vjedhur” (VIDEO)

Një çift në një qytet në jug të Shqipërisë nëpërmjet një skeme të planifikuar mirë, kanë arritur që të vjedhin më shumë se 5 vazo lule në një dyqan të madh. Nga video e publikuar nga Jeta osh qef, vajza ka hyrë brenda në dyqan  dhe ka mbajtur me muhabet punonjësit, ndërsa djali mori vazot, hipi në makinë dhe u largua.

Pronari u bën thirrje të gjithë bizneseve që të bëjnë kujdes nga ky çift, pasi këtë vjedhje mund ta praktikojnë kudo.

“Përshëndetje, doja t’ju tregoja një rast ku dy të rinj vjedhin disa vazo pa pikë turpi në mes të ditës. Nuk është problemi tek vazot se nuk kushtojnë asgjë, por veprimi. Vajza bënte roje dhe djali vazhdon skenarin. Nuk është e nevojshme që ta bëni publik emrin, vetëm postojeni që edhe subjektet e tjera të bëjnë kujdes kur t’ju vijë ky çift i lumtur. Vajza është futur brenda gjasme do blinte, ndërsa djali jashtë mori vazot sikur i kishte të tijat dhe hipi në makinë, ishin 5-6 vazo sepse ishin koli. Nuk dua ta bëj publik emrin e firmës se nuk e kam problem për ato vazo, duam vetëm që ata tipa ta shikojnë veten këtu”, thotë pronari i këtij biznesi.

//

SHKARKO APP