Jahjai: Do të përçoj zërin e pakicave në pushtetin vendor

Flet përfaqësuesja e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Përmetit

Gentiana Jahjai është anëtarja më e re e Këshillit Bashkiak Përmet, përfaqësuese e Partisë Socialiste, e angazhuar për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të pakicave. Në këtë përfaqësim ajo u mbështet edhe nga projekti “Përfshirja e pakicave në vendimmarrjen lokale” i implementuar nga Këshilli i Europës dhe financuar nga Bashimi Europian. 30 vjeçe ,me profesionin mësuese ajo është e angazhuar që në Këshillin Bashkiak të Përmetit të përçojë zërin e pakicave, mbështetjen dhe integrimin social të tyre.

Këshilltarja Jahjai, cilat janë hapat tuaja të parë në politikë dhe në pjesmarrjen si anëtare e Këshillit Bashkiak të Përmetit?

Krahas strukturave të Partisë Socialiste të cilat më mbështetën për të qenë anëtare e Këshillit Bashkiak të Përmetit një përkrahje të veçantë unë kam marrë nga projekti “Përfshirja e pakicave në vendimmarrje dhe lehtësimi i shërbimeve për ta, “i cili është financuar nga Bashkimi Europian dhe u implementua nga Këshilli i Europës, në bashkëpunim me Bashkinë Përmet. Unë kam qenë që në fillimet e aktiviteteve të para të zhvilluara gjatë muajit prill, pjesë aktive e projektit. Jam njohur me çështjet që trajtonte projekti kaq të prekshme në ditët e sotme për ” Promovimin dhe mbrojtjen e te drejtave te njeriut në Europën Juglindore “, të respektimit të pakicave , minoriteteve të cilat janë pjesë përbërëse e komuniteteve ku jetojmë.

Sa ka ndikuar ky projekt në angazhimin tuaj në aktivitetet politike dhe vendimmarrëse?

Përfshirja në këtë projekt vlen jo vetëm për karrierën time dhe mundësitë që më jepen duke qenë pjesë e Këshillit Bashkiak por njëkohësisht rrit njohuritë e mia lidhur me respektimin e të drejtave të pakicave, shton nevojën për të qenë më shumë e informuar dhe njëkohësisht me lind përgjegjësia për të rritur dhe për të kontribuar në marrjen e një sërë shërbimesh të nevojshme e të domosdoshme për pakicat si dhe cilat janë shërbimet që Bashkia mundëson për të gjithë qytetarët pa dallim feje, përkatësie gjinore, race. Ofrimi me lehtësi i këtyre shërbimeve, adresimi ku dhe si mund të merren këto shërbime, në respektimin e të drejtave të njeriut duhet të jetë një ndër prioritete e punës së institucioneve vendimmarrëse. Vijimësia e këtij projekti edhe në të ardhmen do te ishte nje kontribut i rëndësishëm për pakicat dhe minoritetet në Përmet.

 

Cilin do të veçonit nga aktivitetet për zbatimin e projektit të BE-së ?

Një prej fazave të projektit, e cila ka patur dhe një pjesëmarrje të madhe kanë qenë aktivitetet me karakter ndërgjegjsues në lidhje me programin e edukimit dhe informimit për kujdesin shëndetësor, shëndetin riprodhues , planifikimin familjar , kujdesin para dhe pas shtatëzanisë si dhe kujdesin për të porsalindurit, informimi për rëndësinë e ndjekjes së arsimimit parauniversitar e më tej. Gjithashtu një interes të veçantë ka dhe lehtësimi i ofrimit të shërbimeve si për përfshirjen dhe përfitimin në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar, etj.

Kush do të jetë kontributi juaj për të përçuar zërin e pakicave në Këshillin Bashkiak ?

Përfshirja e pakicave në vendimmarrjen lokale si pjesë e bashkëqeverisjes së hapur ku aktorët përbërës të parlamentit të vogël lokal janë vendimmarrësit për zgjidhjen e problemeve shqetësuese të gjithë komunitetit do të jetë angazhimi im kryesor si anëtare e Këshillit Bashkiak. Duke u bërë pjesë e Këshillit Bashkiak, Përmet me të drejta dhe detyrime të barabarta me anëtarët e tjerë, zëri që unë do të sjell në Këshill do të jetë përfaqësimi i pakicës që unë i përkas, por dhe çdo çështje tjetër që ka lidhje me qytetarët përmetarë. Njohja e pakicave përbërëse të komunitetit përmetar janë një shembull i mirë i bashkëjetesës së pakicave dhe minoriteteve duke respektuar lirinë dhe besimet e ndryshme fetare.

Intervistoi: Bledar Shehu

SHKARKO APP