“Jam përdhunuar mbi 43 mijë herë”, rrëfimi tronditës i vajzës që mbijetoi

Jam përdhunuar më shumë se 43 mijë herë,” thotë një 23-vjeçare, që ishte përdhunuar pasi ra në duart e trafikantëve. – “Jam përdhunuar 30 herë në ditë, shtatë ditë në javë, pothuajse për katër vite rresht,” është shprehur ajo.

Kështu nis rrëfimi tronditës i një vajze të trafikuar dhe që ra viktimë, e joshur që në fëmijërinë e saj të hershme nga njerëz me makina luksi, fenomen që ekziston edhe në Shqipëri.

Ajo quhet Karla Jacinto, e cila jeton në Mexico City, është ulur në një kopsht dhe shikon pamjet e jashtëzakonshme të luleve.  Gjatë intervistës, gazetari i CNN-it rrëfen se ajo e shikonte atë drejt në sy dhe disa herë i ka treguar numrin e përdhunimeve.

Historia e saj thekson realitetin brutal të trafikimit të qenieve njerëzore në Meksikë dhe në Shtetet e Bashkuara, krim i cili përditë e më shumë po shkatërron jetën e dhjetëra mijërave vajzave, si Karla.

Trafikimi i qenieve njerëzore është një bërë një tregti fitimprurëse dhe e përhapur, sa tashmë ky lloj biznesi nuk njeh kufi dhe lidh fshatrat e Meksikës me qytete të mëdha në SHBA si Atlanta dhe Nju Jorku.

Karla thotë se kanë abuzuar me të për një kohë të gjatë, madje është ndjerë e refuzuar edhe nga nëna e saj. – “Unë rrjedh nga një familje jo e rregullt. Jam abuzuar seksualisht që nga mosha 5 vjeçare,” tha ajo.

Në moshën 12 vjeçe  ishte shënjestra e një trafikanti, e cili e kishte joshur nga larg duke përdorur fjalë të mira dhe kishte makinë të mirë.

Ajo thotë se ishte duke pritur për disa miq pranë një stacioni metroje në Mexico City, kur një djalë i vogël që shiste ëmbëlsira i ofroi asaj disa karamele, duke i thënë se dikush ia kishte bërë dhuratë.

“Pesë minuta më vonë, vjen djali me makinë të mirë,” rrëfen ajo.

“Kur e pashë makinën u impresionova. Ishte shumë emocionuese për mua. Ai kërkoi që të më merrte dhe të bënim xhiro me makinë,” shprehet ajo.

Megjithatë, ajo e pranon se burrit me makinë, nuk iu desh shumë kohë për t’a bindur atë.

“Një ditë më pas u largova me të. Kemi jetuar bashkë për tre muaj dhe ai më trajtonte mirë. Ai me donte, më blinte rroba, më kushtoi vëmendje dhe mendoja se çdo gjë ishte e bukur, “thotë Karla.

“Por, kudo kishte flamuj të kuq,” tha ajo.

Më pas ajo rrëfen se kishte jetuar në banesë vetëm. Pothuajse për çdo javë shfaqeshin kushërinjtë e tij, ndërsa kur Karla pyeti se kush ishin ata, ai i thoshte “janë tutorë”.

Këtu nis fillimi i katër viteve “të ferrit”. Herën e parë ajo është detyruar të punojë si prostitutë në Guadalajara, në një nga qytetet e mëdha të Meksikës.

“Filloja në 10 dhe përfundoja në mesditë. Ne ishim në Guadalajara për një javë. Kisha 20 burra në ditë për një javë. Disa njerëz qeshnin me mua, sepse unë qaja,” shprehet ajo.

Ajo rrëfen se si ka përfunduar edhe në shumë qytete të tjera. Dërgohej nëpër shtëpi publike dhe rrugëve të njohura për prostitucion. Përveç trafikimit, ajo është sulmuar edhe fizikisht nga tutorët e saj.  

Arrestimin nga policia e quan ditë me fat, sepse policia e shpëtoi Karlën dhe shumë vajza të tjera.

Karla tani është 23 vjeç dhe është bërë një avokate e zëshme kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke e treguar historinë e saj nëpër konferenca dhe ngjarje publike.

Ajo e ka treguar historinë e saj edhe para Papa Françeskut në Vatikan.

Mesazhi i saj është se trafikimi i qenieve njerëzore dhe prostitucioni i detyruar është një fenomen që ndodh, madje tani ka marrë përmasa edhe më të mëdha.

SHKARKO APP