“Jam shofer, shofer taksie”, vijon gallata me nipin e Hoxhës
Lajme E Enjte, 8 Prill 2021 13:27
"Jam shofer, shofer taksie", vijon gallata me nipin e Hoxhës
Deklarata e avokatit mbrojtës të Ermal Hoxhës, nipit të ish diktatorit, i akuzuar për pjesëmarrje në trafik narkotikësh, ka krijuar humor në mediat sociale, shkruan "Albeu.com".
Menjëherë pas fjalëve se klienti i tij, Ermal Hoxha, "punonte si shofer taksie për dy kolumbianët dhe se nuk ka makinë të tijën, është i papunë, pa shtëpi dhe jeton me qira" ka filluar të qarkullojë disa foto-montazh që venë në lojë fenomenin.