“Janë të inçizuara”, sherri i Flori Mumajesit në mes të natës
Flori Mumajesi është gjithnjë në qendër të mediave dhe shpesh herë është vetë ai që “i ngacmon” mediat për të qenë kryefjala e tyre.
Në Instatsory ka postuar një foto, ku lexohet biseda që ai ka bërë në Whatsapp në orët e para të mëngjesit me një person, emrin e të cilit nuk e bën publik.
“Ej ti, janë të inçizuara. Të gjitha ti jap unë ty, ti habitesh. Po mos fol para kohe.”, janë disa nga mesazhet që i kanë dërguar Florit.
“Kur e keqja të vjen nga brenda,”- shkruan Flori krahas fotos që i ka bërë të gjithë konfuzë.