Java vendimtare e BE

19– 25 janar do të jetë java më e rëndësishme  e Europës, tematika e të cilës do të jetë:  Rusia, Sanksionet e Iranit, Terrori dhe Greqia.

Zgjedhjet në Greqi

Një mbledhje e Ministrave të jashtëm si dhe sulmet terroriste në Paris duket se do të jenë ngjarjet kryesorë që do të dominojnë Bashkimin Europian gjatë kësaj jave. Ja se cilat janë ngjarjet më kryesore që presin një zgjidhje.

Punët e Jashtme:

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian u mblodhën sot në Bruksel për të diskutuar çështjet më të rëndësishme që po shqetësojnë Eurozonën. Midis të tjerash ata diskutuan dhe të ardhmen e Rusisë dhe pritet të merren vendime të menjëhershme për heqjen e sanksioneve. Ministrat gjithashtu diskutuan edhe krizën në Libi si dhe masat e reja që BE po ndërmerr ndaj sulmeve terroriste, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Gjithashtu burimet zyrtare bëjnë të ditur rëndësinë që do të kenë dy Konferencat të organizuara nga përgjegjësja e politikave të jashtme të Europës, Federica Mogherini.

Pyetja që shtrohet gjatë ngjarjeve të ditës së sotme është: A do të vazhdoj ajo me planet për të vizituar Moskën në javët në vazhdim  apo do të pres nga frika ndërvepruese e kësaj të fundit?

Zgjedhjet në Greqi:

Zgjedhjet në Greqi po afrojnë dhe ajo që duket se do të fitoj bindshëm, nisur nga sondazhet, është e majta greke, Syriza. Koalicioni qeveritar i përbërë  nga Demokracia e Re dhe nga koalicioni i ri i PASOK u detyrua të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme në 25 janar, pasi Parlamenti dështoi në fund të dhjetorit duke ranë dakord për zgjedhjen e një lideri të ri. Gjithashtu zëra të tjerë theksojnë faktin se Syriza nuk do të jetë në gjendje të sigurojë një shumicë absolute votash në parlament dhe kjo mund të detyroj atë, të kërkoj një partnerë në koalicion.

Terrori në Belgjikë:

Ngjarja e ndodhur në Belgjikë do të mbetet pa diskutim në krye të bisedimeve të ndërkombëtarëve europianë . Masat e ndërmarra nga qeveria Belge në rritjen e sigurisë kombëtare janë dhe një mënyrë për të shmangur situatën e krijuar ditë më parë në Paris.

Sanksionet lindje – perëndim :

 Sanksionet e Bashkimit Europian priten të kalojnë në testime të reja nga gjykatat më të larta. Sfidat më të mëdha që priten të zgjidhen janë sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj udhëheqësve Iranian dhe kompanive të tyre. Gjatë 18 muajve të fundit BE-ja ka pasur një shfuqizim, të disa prej sanksioneve të vendosura ndaj këtyre vendeve, e cila paraprakisht përbën dhe politikën e jashtme të bllokut të Eurozonës.

Forumi Ekonomik Botëror:

Për të mos u humbur është gjithashtu dhe takimi që do të mbahet ditën e mërkurë nga liderët e Biznesit në Forumin Ekonomik Botëror. Pjesë e këtij takimi do të jenë edhe delegatë të Wall Street Journal.

Përgatiti: Viola Thoma

SHKARKO APP