“Jemi në betejë”, deputetët e PD në Kuvend, Bardhi me tone ironike: Fatkeqësisht të bashkuar
Sot nis zyrtarisht legjislatura e re e Kuvendit të Shqipërisë, duke shënuar hapjen e punimeve parlamentare pas zgjedhjeve të fundit.
Pavarësisht debateve të brendshme dhe pretendimeve për shkelje zgjedhore nga mazhoranca, deputetët e Partisë Demokratike morën pjesë në seancën e parë.
Para nisjes së punimeve, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, u shpreh shkurtimisht për gazetarët: “Ne jemi në betejë”, duke dhënë sinjale për një opozitë aktive dhe të zëshme në këtë legjislaturë.
Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, zgjodhi ironinë. “Për fat të keq, jemi të bashkuar,” tha ai, teksa hynte në sallë i shoqëruar nga deputetët e tjerë demokratë.
KOHA JONË SONDAZH

