”Jemi në narkoregjim”, deputetja Hoti nga protesta: Zyrtarët jetojnë në luks, rinia ka ikur nga vendi

Në podiumin përpara Kryeministrisë u ngjit edhe deputetja e PD, Elda Hoti e cila falënderoi qytetarët si shpresë për demokracinë. Ajo kritikoi largimin masiv të të rinjve dhe rënien e popullsisë për shkak të keqqeverisjes. Deputetja denoncoi edhe varfërinë e qytetarëve, pensionistëve dhe çiftet e reja, ndërsa zyrtarët jetojnë në luks.

Fjala e plotë

Dua ta nis këtë fjalë me një përulje të thellë për secilin prej jush. Ju jeni shpresa që ky vend mund të ketë demokraci. Ju jeni mbrojtësit e saj. Ju jeni shpresa që Shqipëria së bashku mund t’i rikthejmë dinjitetin e nëpërkëmbur nga kusarët e pushtetit dhe krimit të organizuar. Ju sot jeni shpresa që Shqipëria nuk do të zhbëhet. Ju jeni fuqia e vetme e misionit tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një falenderim të veçantë për ju qëndrestarë që nuk jeni dorëzuar asnjë ditë, edhe pse pushteti ju ka përndjekur, ju ka kërcënuar dhe është munduar t’ju blejë. Të flasësh sot nga ky podium nuk është e lehtë, sepse më shumë se fjalët tona, flasin vuajtjet tuaja, flasin mundimet tuaja, flet e përditshmja juaj. Të flasësh për Shqipërinë e kthyer në narkoregjim, nuk është e lehtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të flasësh për një popull që është tkurrur me më pak se 2 milion banorë nga keqqeverisja dhe babëzia e rilindjes, nuk është e lehtë. Të flasësh për të rinj që rrezikojnë jetën në gomone duke kërkuar një të ardhme më të sigurt, nuk është aspak e lehtë. Ne flasim për zhvillim, po çfarë zhvillimi është ky, kur pensionistët numërojnë qindarkat? Çfarë zhvillimi është kur prindërit tanë detyrohen të zgjedhin midis një ilaçi cilësor dhe një ilaçi të dorës së tretë, sepse nuk ju mjaftojnë paratë?

Çfarë zhvillimi është kur çiftet e reja llogarisin dekada punë kursime për një shtëpi, ndërsa e pandehura Belinda Balluku ka shtëpi që e përdor vetëm për të mbajtur çelësat e 300 apartamenteve të grabitura nga taksat tuaja. Ndërkohë që qytetarët mezi mbyllin muajin, ata atje jetojnë në luks të shfrenuar, me 3 milionë euro verë, koordinatori i krimit të organizuar Ergys Agasi.

Shishet e verës së Ramës në vilën e Gysit është shenja se kur krimi bashkohet me shtetin, qytetari ka marrë fund. A e mbani mend miqtë e mi? 30.000 euro një shishe verë pinte kryeministri. Sa pensioni i 30 pensionistëve në një vit. Bodrumi me verë i Gysit, sa kostoja e pajisjeve që i duhen onkologjikut, që shqiptarët të mos vdesin në korridoret e spitaleve. Po për hallet personale të Belindës dhe Edit, a duhet ne të braktisim shtëpitë tona, familjet tona, vendin tonë? Sigurisht që jo. Nuk do të pranojmë që kjo bandë hajdutësh të na vjedhë çdo ditë, të na shkatërrojë Shqipërinë dhe të na thotë se kjo është zhvillim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?