Jeni gati për aventura të reja?

Këtë pranverë Adria Airways prezanton dy linja të tjera direkte nga qendra e saj e dytë në Tiranë dhe Prishtinë. Me orarin veror, do të vihen në dispozicion fluturime direkte nga Tirana drejt Munihut dhe nga Prishtina drejt Londrës.

Duke filluar nga 28 marsi, Tirana lidhet me fluturime direkte të Adria Airways me 5 kryeqytete të Evropës – Lubjanën, Frankfurtin, Brukselin, Parisin dhe Munihun. Linja e re Tiranë – Munih do të ketë 4 fluturime javore në mbrëmje.

Duke filluar nga 19 qershori, Prishtina do të lidhet me Aeroportin Luton të Londrës të dielave. Kjo do të jetë linja e katërt direkte nga Prishtina drejt kryeqyteteve të Evropës. Dhe në kulmin e verës – të martave mes datës 21 qershor dhe 6 shtator – Adria do të ketë edhe një linjë Prishtinë – Malmo.

Me traditën e saj 55 vjeçare, Adria Airways ka qenë e pranishme në tregun e Shqipërisë prej më shumë se 20 vjetësh dhe në tregun e Kosovës prej më shumë se 15 vitesh. Linjat e para ishin Tiranë – Lubjanë në vitin 1992 dhe Prishtinë – Lubjanë në vitin 1999. Që prej asaj kohe, rrjeti është zgjeruar dhe bashkë me rrjetin e saj, Adria Airways përfaqëson një markë të fortë që rezulton në besnikëri reciproke mes pasagjerëve dhe kompanisë.

Adria Airways kujdeset dhe i kushton vëmendje të gjitha segmenteve të klientelës dhe kërkon vazhdimisht mënyra të reja për të përmirësuar shërbimet në tregun vendas. Duke pasur këtë në mendje, në fillim të vitit 2015 u prezantua versioni në shqip i uebsajtit tonë, për t’u dhënë mundësi më të mira klientëve që të komunikojnë dhe të rezervojnë fluturimet. Që prej asaj kohe uebsajtit i është shtuar versioni në ueb i OnAir Magazine. Versioni i printuar në shqip i OnAir Magazine do të publikohet në prill të këtij viti.

Në nëntor 2015, Adria Airways prezantoi edhe një shërbim të ri në bordin e saj – portalin OnAir Entertainment – i cili u prezantua për t’u ofruar pasagjerëve një përvojë edhe më të mirë gjatë fluturimit të tyre. Portali përmban një mori materialesh të dobishme dhe argëtuese të sistemuara në kategori individuale nga të cilat lexuesit mund të zgjedhin ndërsa udhëtojnë mbi re. Versioni në shqip do të prezantohet në prill 2016.

Për më shumë informacion rreth ofertave, lajmeve apo për të shfletuar OnAir Magazine vizitoni faqen www.adria.al

SHKARKO APP