Jepen me koncesion edhe lejet e qarkullimit

Qeveria ka në plan të japë me koncesion edhe lejet e qarkullimit. Kështu, ajo dje ka vendosur të kalojë tek privati një ndër procedurat kryesore në rastin e blerjes apo importimit të makinave.

Me vendimin e djeshëm, i është dhënë e drejta Ministrisë së Transportit që të përzgjedhë një kompani për të kryer Shërbimin e Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore në Shqipëri.

Bëhet fjalë për kontrollin teknik që duhet të bëjë çdo makinë para se të marrë lejen e qarkullimit. Kur ky kontroll deri më tani bëhej nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?