Jeta e fshehtë e Roberto Savianos në Nju Jork
Nga Uilliam Brenan*
*The Atlantic
Menjëherë pasi gazetari investigativ italian, Roberto Saviano, mbërriti në Nju Jork në vjeshtën e kaluar, iu dha në dorë një hartë e pazakontë. Ndryshe nga guidat tipike turistike, ajo ishte prodhuar enkas për të nga autoritetet italiane, dhe shënonte vende të cilat Saviano duhej t’i shmangte – shumë prej tyre dyqane dhe restoranteve të drejtuara nga emigrantët italianë, të dyshuar për lidhje me mafian. E megjithatë vendet e ndaluara, duken tepër joshëse për të. Një pasdite, Saviano u vesh sipas asaj që e quan maskimin e tij “Hipster” (syze, kapele, mustaqe) dhe hyri në një restorant që tregohej në hartë, ku ai bëri porosinë dhe priti për të parë se çfarë do të ndodhte. Ushqimi erdhi. Ai e hëngri atë. Dhe askush nuk e kishte vënë re praninë e tij.