Jeta e të tjerëve
Kastriot Kotoni
“Jeta e Të Tjerëve” është një film Gjerman i cili në subjektin e vetë ka, një pnonjës të shërbimeve sekrete në ish Gjermanisë Lindore.
Ai ishte një punonjës i devotshëm e padyshim i besonte ideologjisë komuniste së kohës. Detyra e tij ishte të përgjonte me teknikë operative një shkrimtar shumè të sukseshëm gjermanolindor, i cili kish bindjet e veta politike e shijet e tija estetike të cilat i shfaqte hapur. Por e veçanta në këtë jetë të tij ishte edhe jeta intime. Për njeriun e shërbimeve vjen një çast dyzimi të cilin e vinte në dilema mes moralit për punën dhe moraralit njerëzor, kur përgjonte armikun shkrimtar duhet të bënte detyrën, por edhe kur do të përgjonte dashurinë e shkrimtarit me një aktore të famshme teatri duhej të strukej në guackën e vet njerëzore me dilemën: “Çfarë i duhej atij jeta e të tjerëve kur nuk kishte zgjidhur jetën e tij?”Ai po përdorej nga eprorët e tij për ti shkatërruar karierèn dhe jetën dy njerëzve të pafajshëm.. Çdo analogji me këtë film i cili ka marrë çmim europian edhe me temën e hapjes së dosjeve në Shqipëri ka një të vërtetë të madhe që na bashkon si bashkëkohësi, por edhe si fenomen. Shqipëria e të gjitha kohërave sa është quajtur me këtë emër ka patur dhe do të ketë një interes gjeostrategjik e përpos kësaj edhe në planin se kush janë shtetet që kanë pasur e do të kenë veprimtari agjenturore ndaj saj, nuk është diçka që edhe njeriu më i thjeshtë nuk e di. Por problemi siç e diskutojnë në media shumë njerëz e kanë shtruar, si problem hapje dosjesh a thua se bëhet fjalë për robot e jo për jetë njerëzish. Kulti i profesionit mundet që këtë herë të jetë më i domosdoshëm për të hapur dosjet. Profesioni i politikanit të sotshëm e të nesërm do të na duhet të jetë transparent e ne pamëdyshje t’i themi po nëse na i kërkon votat për të na përfaqësuar si në parlamentin e vendit por edhe atë lokal apo dhe në gjyqësor. Profesionisti tjetsr është ai të cilit do t’ia besojmë hapjen e dosjeve e këtu çalon çështja. Kur komisione të tëra u përdorën nga politika si gjueti shtrigash kundër palës kundështare, ne e humbëm shansin për një shoqëri të besimit në komisionet shtetërore. Gjuetar të tjerë shpirtrash njerëzor si hiena gati për gjahun e rradhës i sheh rëndom në media, duke shpikur lloj-lloj epitetesh e pseudonimesh me variantin shpif, shpif se diçka do të ngelet. Për çfarë i bën mirë hapja e dosjeve shoqërisë shqiptare, askush nuk e thotë. Projektimi i shoqërisë shqiptare për një nismë të tillë duhej të kishim një eksitpoll, apo testim i cili të na prezantonte shoqërinë me grupmosha, me arsimimin apo i punësuar në shtet apo tek privati me pashaport shqiptare e me banim në fshat a qytet, me sëmundje mendore dhe ka pasur të dënuar nga familja për arsye poltike, ose të punësuar në organet e Sigurimit të Shtetit. Kjo nismë do ish e besushme për nga njerëzit të cilët do kishin autoritet moral e shkencor dhe natyrisht një lloj çertifikimi që nuk kanë pasur dosje, por edhe një çertifikat sigurie që jepet nga organet kompetente. Është absurde ta mendosh se hapja e dosjeve nuk ka ngjallur reaksion në të gjitha shtresat e popullsisë. Njeriu ka nevojë të ketë një raport me të vërtetën, jo si qenie për të shpikur urrejtjen por për të qetësuar e lartësuar shpirtin e vetë. Kush nuk e di që dosjet janë hapur, në mënyrën se si arti i librit dhe i kinematografisë, i ka hapur përmes personazheve dhe batutave, duhet të ketë qenë në gjumë të përjetshëm ose fatkeqësisht i sëmurë mendor.Mos vallë duhet harruar filmi “Familja e peshkatarit” me skenar të Sulejman Pitarkës. Në veprën e shkrimtarit Ismail Kadare ka gjithmonë një të tillë,(sojë spiunësh) p.sh. tek “Nënpunësi i pallatit të ëndrave”. Tek shkrimtari Kasem Trebeshina, novela “Odim Osvald”, apo tek filmi “Vdekja e Kalit” e në shumë libra të tjerë që u kushtohen vuajtjeve dhe persekutimeve në burgjet e kampet e përqendrimit shkruajtur me mjeshtri nga Fatos Lubonja, Maks Velo, Visar Zhiti etj. Me oksigjenin e së vërtetës mundet të jesh i varfër dhe i përbuzur sot kur njerëzit që janë molepsur në shijen për karrierë kanë spinuar shokun, vëllanë, gruan apo burrin kanë sajuar si në pëlhurën e Penelopës lloj-lloj intrigash për t’i marrë gruan tjetrit, për ta lënë pa shkollë një tjetër, pse ish më i zoti apo më i pashëm ose e bukur, pse jo dhe më i sukseshëm. Janë ushqyer njerzit me thashemnaja, sikur ta kishin guzhinën e familjes këtë lloj djallëzie, por ç’nuk bëri njeriu i gjorë për të shkretën jetë…………që edhe sot nuk e ka për gjë t’i kthehet egos, cinizmit, urrejtjes e shitjes së vetes. Tregojnë se kur ishte koha e marrjes së vizave nëpër ambasada turma njerzish spiunonin për njerzit e fshatit qytetit a familjes se çfarë bënin e mendonin njerëzit, pa le për ndonjë gomone apo trajler……………ngelën të huajt me sy hapur, pa humor, por edhe ata shpëtuan ndërkohë edhe qanin se u iku leku nga budallallëku ynë. Kush e kujton filmin Kazablanka, i cili bën fjalë për një klub ku takoheshin agjentët e gjithë botës. Ishte atëherë kohe lufte e duhej një vend tranzit edhe për pashaporta false e për shitje informacionesh, por tek ne me hapjen e dosjeve do të shpëtojë edhe Shqipëria nga kjo shifër ekstremisht shumë e lartë bashkëpunëtorësh të sigurimit, apo edhe agjenturave të huaja e do të bjerë shitja e dosjeve të huajve, të cilat përdoren si mjet shantazhi. Të mos harrojmë se në kohën e diktaturës shumë krahina dhe zona u paragjykuan e u përjashtuan nga zhvillimi i përgjithshëm ekonomiko-shoqëror si baza mbështetëse të reaksionit ballisto-zogist dhe mbas viteve 1990 nga këto krahina e zona morën rrugët e emigracionit e sot marrin pensione si minoritarë deri edhe në Mirditë e Lezhë. Varfëria që na dhuroj diktatura komuniste dhe tani tranzicioni, shumë shqiptarë kanë shkuar për studime në vendet islamike, më keq akoma janë molepsur nga fondamentalizmi e luftojnë për Sheriatin. Do të duhen arkiva të tjera gjigande për të hapur dosjet e reja të tranzicionit.Dosjet e vjetra,, janë në duart e qytetarëve të Kërrabës apo në librat e të ndierit Nafiz Bezhani,legjenda të tjera urbane thonë se në to është vënë dorë nga po
litika. Hapja e dosjeve do e ketë impaktin pozitiv edhe për njerëzit që do të punojnë nesër në mbrojtje të rendit kushtetues si në Shërbimin Informativ, por edhe në agjencitë e tjera inteligjente për t’u ndjerë krenarë si partnerët analogë kudo në botë. Dinjiteti që do të përfitojnë këta njerëz jashtë çdo paragjykimi do e verë qytetarin përballë ligjit e jo gjetjes së mikut të kësaj apo asaj force politike. Do të kujtohet koha e dosjeve si një kohë e së keqes, që nuk duhet të përsëritet dhe shembujt e hapjes së saj si një detyrim që i ka shoqëria brezave për t’i ndalur, brengat e vragat, njollat e së shkuarës e për të ecur përpara. Filmi “Jeta e Të Tjerëve” në brezin tim është jetuar në një ambient qytetar, ku diversiteti biografik në familje, diversiteti nacional në pallat e në shkollë, shpërfillej me harresën e biografisë, por nuk kish mundësinë apo lirinë të reagonte. Duket e pabesueshme, por me dhimbje e them se ku ta diktoje ti se kush ish bashkëpunëtori ose spiuni që të nxinte jetën. P.sh. një ish jugosllav larguar për mospajtim me regjimin e Titos, kishte vajzën në një marrëdhënie dashurie me djalin e një ish partizani të njohur Kosovar. Jugosllavi shkoi në Jugosllavi e kosovari shkoi në burg. Një qeraxheshë hebreje që kish ardhur në kohë të luftës nga Selaniku, qëndronte për arsye strehimi në një familie me pak fëmijë. Të kallte datën me të drejtat e qytetarit, donte strehim e përkrahje, se ia kishin zhdukur familjen nazistët gjermanë së bashku me bashkëpunëtorët e tyre grek. Por edhe minoritari do e fliste nga pak greqishten me një çam ose me ndonjë grua shqiptare nga Izmiri pa harruar do më ngelet internimi i një familjeje ushtaraku të lartë, djemtë e vajzën e të cilit i kishim si vëllezër e motra, përshtypje na bënte një qytetare e huaj nga vendet e lindjes të cilën e mbajtën në Tiranë, se shoqet e saja përfunduan internimeve ose transferimeve. Ne gëzoheshim se kishim djalin e saj si vëlla e shkuar vëllait. Por në atë kohë tragjikomike, kishin lezet personat të cilët e bënin me zell punën e korrierit për të lajmëruar në mbledhje,blloku, lagje e shkalle apo në alarme.Kush kish pasur cen në biografi apo kish bërë ca vite burg,por këta mbas viteve 1991 ishin më të zellshmit për të përqafuar pushtetin e radhës. Si gjithë moshatarët e brezit tim, shija filma nga më të ndryshmit, me dashuri e me partizanë e sa më i vogël ishe njerzit ndaheshin në të mirë e në të këqinj,bie fjala tek shikonim filmin “Gruaja e panjohur”ose filmin” Dëgjoni këngën” time qëllonte me ne një çun më i vogël dhe tek shikonte një film me dashuri, tha" kush është gjermani ai burri se ajo teta po qan"