Jetoni traditën në Alpet Shqiptare, Nikaj-Mërtur
Pikërisht, këto vlera të rralla të natyrës dhe kulturës së zonës, së bashku me dëshirën e mirë të komunitetit vendas dhe komunarëve të tijë për ta shpallur zonën e tyre “Park Natyror Rajonal”, bënë që Organizata Gjermane për Bashkëpunim (GIZ) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, të punojë për ta realizuar këtë proces.
Vlerat e rralla të kësaj zone natyrore, bënë që më në fund të konfirmohet shpallja e parkut dhe Plani i Menaxhimit për të. Konfirmimi ka ardhur nga Këshilli i komunës Lekbibaj dhe a i Qarkut Kukës.
Sipërfaqja e parkut është 17,505 ha në total, ku përfshihen; pyjet me ah, pyje të përzier e që përdoren në mënyrë tradicionale, pyje me rrobull me nje sipërfaqe prej 461 ha, bimësi e kullotat alpine, qëndrat e banuara bashkë me kopshtet dhe livadhet. Një pjesë e sipërfaqes së pyjeve të përzier mbulohet nga gështenja dhe lajthi.
Plani i menaxhimit të parkut është instrumenti që garanton zhvillimin e qëndrueshëm të zonës, përmes harmonizimit të aspekteve sociale, ekonomike dhe mjedisore në territorin e parkut. Banorët dhe komuna e kanë kuptuar tashmë se zhvillimi i qëndrueshëm përbën thelbin e ruajtjes dhe zhvillimit të vlerave natyrore e kulturore të zonës, një burim të sigurtë ekonomik.
Plani përbën në vetvete një ‘udhëzues’ mbi përdorimin e territorit të parkut, aktivitetet dhe masat menaxhuese në pjesë të ndryshme të tij, ruajtjen dhe promovimin e vlerave natyrore dhe kulturore të zonës etj.Ai është ndarë në tre zona kryesore menaxhuese, të cilat janë shenuar edhe në një hartë. – Zona qendrore është e vendosur në brezin e pyjeve të ahut dhe atë të kullotave alpine dhe përfaqeson zonën më të rëndësishme sa i përket biodiversitetit. Shumëllojshmëria e faunës gjendet në këtë zonë; Rreqebulli, Derri i eger, Macja e egër, Dhia e egër, Shqiponja e arte, Kukuvajka e Uraleve, Në pranverë çelin një numër i madh orkidesh, lulesh disa lloje endemike bimësh, nëpër livadhet malore.
– Zona e përdorimit tradicional përfaqëson zonën më të madhe menaxhuese të parkut. Ajo përfshin territoret përreth qëndrave të banuara, shkurret dhe pyjet e dushkut, gështenjës dhe lajthisë.
– Zona e zhvillimit te qendrueshem, përfshin territoret e qëndrave të banuara, tokat bujqesore, pemetoret dhe kopshtet e zonës.
Është i zhvilluar turizmi malor, shëtitjet në pyje, ngjitjet në male, turizmi i aventurës, gjuetia alpine etj. Ashtu si në çdo aspekt tjetër, edhe traditat e zonës janë unike; veshjet popullore, këngët, rrëfenjat, vallet, ritet dhe cdo gjë tjetër që lidhet me jetën kulturore e sociale të zonës. Këto vlera të rralla të aspekteve kulturore e sociale, të ndërthurura me ato të natyrës, e bëjnë zonën e Nikaj-Merturit një potencial të madh për zhvillimin e turizmit.
Turizmi është ende në fillesat tij në këtë zonë gati të lënë pasdore. Tashmë edhe infrastruktura rrugore po ndryshon. Kanë filluar investimet e para. Disa nga aktivitetet turistike që mund të zhvillohen këtu janë; sportet ujore, shëtitje në natyrë, alipnizem, turizmi mitologjik, turizmi kulturor, ekspolorimi i komplekseve më të mëdha të shpellave që ekzistojnë në vendin tonë, kamping, ture edukative etj.
Në komunën Lekbibaj janë identifikuar 12 shtëpi që tashmë janë trajnuar dhe janë të gatëshme të presin turiste vendas e te huaj. Gjithashtu, janë hapur 12 shtigje malore (rrugë të vjetra këmbësore) ndër të cialet lekbiba4është ajo që lidh Lekbibajn me Valbonën përmes Qafës së Droçkës si dhe lidhjen me Thethin përmes Qafës së Denellit.Natyra është përrallore dhe krijon idenë e kthimit në antikitetin e lashtë permes peisazhit, maleve, urave, kullave karakteristike, mullinjve të vjetër.Vlera të veçanta merr dhe gastronomia tradicionale me produkte blegtorale dhe prodhime të pyllit.