Jo burg për biznesin!
Eduard Ndocaj ka mbajtur fjalimin e parë në Parlament dy javë pasi u betua si deputet.
Përmes një fjalimi të parapërgatitur dhe mes emocioneve që në disa momente nuk arriti ti fshihte, Ndocaj foli si përfaqësues i emigrantëve, biznesit dhe votuesve lezhianë.
Por para se të përcillte mesazhet e tyre, deputeti i ri, kritikoi të gjithë politikën duke kërkuar që ti japë fund ping pongut që që sipas tij i ka larguar nga qytetarët.
Ndocaj: Luajnë ping pong me fjalë të bukura, por ajo që është e vërtete se nuk kanë asnjë impakt në jetën e qytetarëve.Si biznesmen, Ndocaj shprehu rezevat për shtërngimin e masave në kuadër të luftës kundër informalitet, ku duke iu referuar shembullit personal në Itali tha se biznesi ka nevojë për mbështetje jo për burg.
Ndocaj: Biznesi dhe sipërmarrja kanë nevojë për mbështetje dhe për frymëmarrje, jo për gjoba të kripura dhe për burg. Unë kam 20 vjet që bëj biznes në Itali dhe po të ishte për burg që kam bërë gjatë viteve gjysmën e biznesit do ta kisha kaluar në burg.
Ndërsa në emër të emigrantëve, deputeti I ri kërkoi miratimin sa më parë të ligjit që u jep të drejtën e votës
Ndocaj: Hajde të gjithë sëbashku ta bëjmë këtë ligj që në 2017 të votojnë qytetarët shqiptarë ne emigracion.
Si përfaqësuese i zonës së Lezhës, Ndocaj tha se ajo është lënë në harresë ndaj edhe kërkoi investim.