Jo më ministër i Jashtëm, reagon Igli Hasani: Faleminderit kryeministrit Rama dhe urime Spiropalit

Igli Hasani ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama ditën e sotme prezantoi qeverinë e re, ku ai nuk do të jetë më ministër i Jashtëm. Në vend të tij, do të jetë Elisa Spiropali. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë gjatë këtyre 2 viteve që ka qenë Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

Reagimi i plotë

Për një diplomat, është një nder i jashtëzakonshëm, por edhe një përgjegjësi e madhe të drejtojë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Për dy vitet e fundit, pata këtë privilegj, duke u përpjekur çdo ditë ta shoh punën me sytë e kolegëve dhe të mbështes, me përulësi, shërbimin e rëndësishëm të përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë dhe interesave të saj në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E kam kryer këtë detyrë me bindjen se rruga e vetme e qëndrueshme është forcimi i institucioneve dhe integriteti, dhe se diplomacia efikase i ka rrënjët në bashkëpunim, përmbajtje dhe besueshmëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Faleminderit kryeministrit Rama për besimin e dhënë dhe urime Znj. Spiropali për këtë përgjegjësi. Mirënjohës për kolegët dhe partnerët, brenda dhe jashtë vendit, që ndanë këtë rrugëtim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?