Berisha: Do kemi greva dhe demonstrata

Sali Berisha thotë se qëndrimi në shesh pas protestës kombëtare të PD, nuk ka qenë pjesë e strategjisë së tyre. Po ashtu lideri i demokratëve nënvizon se do të kenë grevë dhe demostrata.

“Sot ne inauguruam fillimin e një procesi me të cilin do të shpëtojmë demokracinë, familjen dhe Shqipërinë.

Jo, nuk ishte pjesë e projektit qëndrimi në shesh. Protesta, se kur do të jetë, do të përcaktohet. Ne jemi në një kthesë përfundimtare, që shënon një etapë të re, një lëvizje të fuqishme, në të cilën opozita ka një mision.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protesta shënon, inauguron, fillimin e përpjekjes më të fuqishme për largimin e Edi Ramës. Nuk ndalemi më. Do të ketë protesta të tilla, do të ketë demonstrata, greva, të të gjitha llojeve. Ky ishte inaugurimi i misionit tonë. Ky mision do të përcaktohet nga vlerësimi i situatës”, tha Berisha për Top Story.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?