John Newman “tapë” me një gotë: Rakia e Shqipërisë, si karburant avionësh

 

Këngëtari i famshëm John Newman performoi mbrëmë para publikut shqiptar dhe  pak para se të këndonte këngën më të famshme “Love me again”, apo hite të tjera në sheshin “Skënderbej”, ka folur mbi këtë eksperiencë për emisionin “Select”.

Ai ka rrëfyer jo vetëm për jetën e tij profesionale, por edhe për atë private.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas pritjes së ngrohtë që i është bërë në Shqipëri, John ka provuar pijen alkoolike tradicionale të shqiptarëve “rakinë”. Gota e parë i është dukur shumë e fortë këngëtarit. “Dukej si karburant aeroplanësh. Vendoseni në aeroplanë”, është shprehur ai duke qeshur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai bashkë me bandën e tij e ka konsumuar të gjithë shishen gjatë natës së bardhë. Ndër të tjera John ka treguar se nuk ka pasur një jetë të lehtë gjatë fëmijërisë së tij. Ai ka jetuar në një lagje të varfër dhe i është dashur ta shtyjë ditën me 1 dollar.

Ylli i muzikës britanike ka rrëfyer se për Vitin e Ri do sjellë këngë të reja dhe disa bashkëpunime interesant.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?