Jolie dhe Pitt mbështesin njëri-tjetrin më shumë se kurrë
Aktorët e njohur Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë dhënë një intervistë të pazakonshme. Jolie dhe Pitt kanë qenë së bashku në studion televizive në programin “The Today Shoë” ku kanë promovuar filmin e tyre më të ri duke folur edhe për jetën e tyre private.
Angelina thotë se është doktoresha që është kujdesur për nënën e saj ajo që i ka bërë operacionet aktores ndërsa Pitt është shprehur se ajo e ka bërë këtë për fëmijët dhe familjen e saj në mënyrë që familja të jetë më gjatë bashkë, transmeton Klan Kosova.
Çifti është parë shumë mbështetës ndaj njëri tjetrit edhe në këtë intervistë duke u shprehur se ata janë gjithmonë afër për njëri tjetrin edhe në momente të vështira dhe të lumtura për njëri tjetrin.
Ndryshe, Angelina Jolie dhe Brad Pitt në filmin e tyre më të ri “By the sea” ku vetë aktorja është edhe regjisore luajnë një çift që ka probleme me martesën e tyre.