Jorida Tabaku: Çmimet e larta janë pasojë e taksave dhe një sistemi të kapur
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale mbi rritjen e vazhdueshme të çmimeve në vend, duke e lidhur drejtpërdrejt këtë fenomen me problemet strukturore të ekonomisë shqiptare dhe politikën fiskale të qeverisë.
Sipas Tabakut, rritja e çmimeve nuk është një zhvillim i rastësishëm, por pasojë e një modeli ekonomik të deformuar.
Ajo thekson se ekonomia shqiptare është kthyer në një “ekonomi të pakicës”, ku privilegjet dhe favorizimet për një grup të vogël kanë zëvendësuar konkurrencën dhe prodhimin real.

KOHA JONË SONDAZH

