Jorida Tabaku: Ekonomia shqiptare në “gjueti shtrigash” për punonjësit, kërkohet ndryshim i modelit

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, reagoi në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet e fundit ekonomike në vend, duke kritikuar ashpër modelin aktual të menaxhimit të ekonomisë.

Sipas Tabakut, ekonomia shqiptare është kthyer në një “gjueti shtrigash” ndaj atyre që punojnë, ndërsa të dhënat e fundit buxhetore tregojnë një zhvendosje të rrezikshme të barrës fiskale. “Të ardhurat nga tatimi mbi punën përbëjnë tashmë rreth 20% të totalit të të ardhurave në buxhet, duke u kthyer në burimin kryesor të financimit publik”, theksoi ajo.

Deputetja e PD-së shtoi se të ardhurat nga konsumi po bien, një tregues që qytetarët po shpenzojnë më pak për shkak të rritjes së çmimeve dhe uljes së fuqisë blerëse. “Kemi një model që nuk prodhon, nuk nxit sektorët me produktivitet të lartë dhe ka shteruar burimet e tij,” tha Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo kritikoi gjithashtu një sistem që favorizon një pakicë të privilegjuar, ndërsa shumica e qytetarëve përballen me taksa më të larta mbi punën dhe me mungesë mundësish. Sipas saj, investimet janë të keqmenaxhuara dhe të korruptuara, pa krijuar vlerë të shtuar për ekonominë. Në fund të videomesazhit, Tabaku bëri thirrje për një ndryshim të modelit ekonomik, duke e cilësuar situatën si një emergjencë jo vetëm ekonomike, por edhe demografike për Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?