Jorida Tabaku në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e fëmijës
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e ftuar në studion e lajmeve në News24 ka zbuluar gjininë e fëmijës që pret të sjelli në jetë.
E pyetur në studion e lajmeve rreth pritjes së ëmbël, ish-deputetja ka zbuluar se pas dy vajzave binjake do të sjellë në jetë një djalë.
Kjo është shtatzënia e dytë për ish-deputeten demokrate.
Jorida Tabaku njihet si një ndër femrat më sharmante në politikën shqiptare.
Në 2017, Jorida dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër për herë të parë të dy vajzave binjake. Ndërkohë, edhe pse shtatzënë duket se Jorida nuk i ka braktisur për asnjë moment protestat e opozitës, duke duruar edhe gazin lotsjellës që hedh policia.