Jorida Tabaku: Protesta nuk është krim, por një e drejtë kushtetuese
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, duke thënë së “protesta nuk është krim, por një e drejtë kushtetuese”.
“Qytetarët që protestojnë paqësisht përpara Kryeministrisë nuk kanë kërcënuar askënd. Nuk kanë dhunuar askënd. Nuk kanë shkelur ligjin.
Shteti ishte ai që reagoi me dhunë. Jo sepse u provokua. Por sepse u tremb.
Në Europë, policia mbron protestën. Këtu, policia u përdor kundër qytetarëve. Kjo nuk është Europë.
Kur pushteti godet qytetarët që flasin, shteti ligjor pushon së ekzistuari. Ajo që mbetet është një regjim i dobët, i frikësuar, i kapur nga korrupsioni.
Një pushtet që rreh qytetarët nuk është i fortë. Është i dëshpëruar”, ka shkruar Tabaku në një postim në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

