Jorida Tabaku: Rënia e euros po varfëron shqiptarët dhe po dëmton rëndë prodhimin vendas

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për pasojat ekonomike që po sjell zhvlerësimi i euros, duke e cilësuar situatën si një goditje serioze për ekonominë shqiptare dhe për mirëqenien e qytetarëve.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se euro ka prekur nivelet më të ulëta historike të kursit të këmbimit, ndërsa në vitet e fundit vlera e saj ka rënë me rreth 40%.

Sipas saj, edhe pse për shumë qytetarë kursi i këmbimit mund të duket si një çështje teknike, pasojat tashmë janë të prekshme në jetën e përditshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zhvlerësimi i euros po ndikon drejtpërdrejt në çmime, në eksporte, në punësim dhe në mbijetesën e bizneseve shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo retorikë e qeverisë për nxitjen e eksporteve është e pavlefshme, për sa kohë ekonomia po goditet nga ky fenomen”, shprehet Tabaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?