Ju tregojmë sekretet që përdorin blogerët e Instagram-it për ato super foto që realizojnë
Jeta jonë vërtitet rreth rrjeteve sociale dhe rrjedhimisht rreth fotove. Që me bujën e madhe të ekspozimit të gjithçkaje te miqtë virtualë, fotot kanë marrë tjetër vlerë dhe ne kujdesemi që ato të jenë gjithmonë perfekte.
Me siguri teksa shihni se çfarë postojnë blogerët kudo në botë keni shumë zili që edhe ju të shkrepni të njëjtat foto, por nuk dini në çfarë këndi, në çfarë pozicioni të qëndroni apo se çfarë filtrash ju duhen.
Po jua themi ne, ju duhet një smartphone dhe pak origjinalitet.
– Nëse doni të bëni një foto dhe nuk doni të duket “selfie” mund të vendosni kufjet dhe të shtypni butonin ‘+’, i cili automatikisht shkrep foton kur ju e keni celularin në distancë.
– Mjafton vetëm një qese e mbërthyer shumë mirë ku të vendosni telefonin tuaj. Futeni në një gotë me ujë dhe pozoni. Do t’i gënjeni të gjithë se jeni në plazh dhe keni bërë foto nën ujë.
– Për të fotografuar panorama njësoj sikur të keni blerë një dron mjafton të ngjisni telefonin tuaj te një tullumbace me helium dhe shkrepni (përdorni kufjet sërish për të shkrepur foton).
– Për një filtër sa më origjinal, fotografoni duke pasur në fokus syzet tuaja.
– Kurrë mos harroni të fshini lenten e celularit tuaj përpara se të shkrepni një foto sepse gjithnjë ka papastërti.
Blitz.al