Julian Deda: Ja 4 pika e dobëta të ndeshjes Shqipëri – Serbi

 

Aktori i mirënjohur Julian Deda ka udhëtuar dje në Elbasan për të ndjekur ndeshjen Shqipëri Serbi pasi siguroi një biletë në minutat e fundit (dhe pas lutjeve të gjata publike për një të tillë). Deda ka siguarur një biletë të thjeshtë në sektorin E të stadiumit që është segmenti përballë tribunës. Në një status të publikuar në rrjetin e tij social në Facebook, Deda ka përshkuar të gjithë mbarëvajtjen e ndeshjes duke sjell në vemendje atë kalvar të mirëfilltë që kanë përjtetuar dje të gjithë shqiptarët që mbërritën në Elbasan për të qenë ose jo në stadium dhe detaje të tjera që nuk i kanë shpëtuar syrit të aktorit.

Statusi i plotë i Julian Dedës

Rezultati i vertete i ndeshjes Shqiperi-Serbi. 
Sot, pas euforise se nje viti por sidomos te njezet diteve te fundit, mund te gjykojme pak me qete. 
1. Tifozet. Kam lexuar shume komente qe thonin se tifozeria nuk paskanqene ne nivelin e duhur. Une jam deshmitar se ishte krejt e kunderta. Çfare duhet te benin me shume tifozet, te cilet vinin nga nje dite rraskapitese duke shetitur neper Elbasan nen nje shi te tmerrshem. Imagjinoni 12.000 njerez qe futen ne stadium nga nje hyrje e vetme. Stres, lodhje. Pastaj nuk fitohet ndeshja nga shkallet e stadiumit, por ne fushe. 
2. Monedhat. Nuk u lejua qe tifozet te hynin ne stadium me monedha, te cilat ju sekuestruan ne hyrje. Deri ketu ok. Por budallalleku me i madh ishte se ato monedha, pasi i sekuestronin, i hidhnin pertoke. U mbush bulevardi me monedha qe nuk i dihet fati i tyre. Si mund te hidhet pertoke djersa e tjetrit, dhe mbi te gjitha ku perfunduan pas pastrimit te qytetit? Nje gje eshte e sigurte, ai qe i ka marre mund te bleje nje makine te mire me ato monedha. 
3. F.SH.F. Nga organizimi i fundit, kuptuam se si federata jone ka nje ç'organizim tejet te organizuar. Sorollatjet budallaqe per te nderruar emrin e nje bilete sepse dikush semuret, ka nje dasem apo nje vaki. Perfundimisht, emrat ne bileta mund te quhet nje mase idiote sigurie, perderisa sa gjysma hyri ne stadium pa treguar karten e identitetit. 
4. Politika. Fryrja e tmerrshme qe iu be kesaj situate te thjesht sportive, ishte e pajustifikueshme. Cic-micet e Kryeministrave perkates u reflektuan qartazi ne atmosferen e gjithe ketyre diteve. U duk per nje moment sikur kishim te benim me nje marreveshje te heshtur mes dy shteteve, per te barazuar ate "tmerr" qe ndodhi ne Beograd. 
5. Futbolli. Vetem per sport nuk u fol keto dite. Perqendrimi ishte qe te mos ndodh ndonje gje e keqe, nderkohe qe duhet ta na shqetesonte skuadra, loja e saj, e cila do kishte perballe nje ekip qe kushton 7-fish me shume. E kjo nuk na u desh, ose me sakte s'kishim kohe te merreshim me kete. Dhe ja ku jemi sot, rezultati sportiv eshte negativ, ndersa ai politik pozitiv. A nuk ju duket çudi kjo ne nje ndeshje normale futbolli? 
Pra, rezultati i vertete i ndeshjes eshte Rama-Vuçiç 3 me 3.

SHKARKO APP