Juristi Spahiu: Shqipëria fatmirësisht s’ka celula terr*riste të huaja, ndryshe nga BE
Jursti Kreshnik Spahiu, thotë se Shqipëria s’ka celula terroriste të huaja, ndryshe nga vendet e BE. Këtë qëndrim e jep teksa ka komentuar aksionin e Policisë që arrestoi në një kullë dykatëshe në Fushë-Arrëz, dy personat që qëndronin të ngujuar prej 2 muajsh aty Erzen allias Hamza Uka dhe Julian Cumraku të cilët dyshohet se po përgatisnin sulm. Për të personat janë neutralizuar në fazë përgatitore, ndërsa theksoi se nëse do të këtë një akt terroristë pasojat do të jenë të rënda.
”Shqipëria s’ka celula terroriste. Duhet që të kemi parasysh që BE ka shumë celula terroriste, sepse prezenca e emigracionit është e lartë. Nuk kemi të bëjmë me inddividë që jana të ardhur por me shtetas shqiptar dhe kjo na bënë që vet shteti të shqetësohet.
Njëri prej tyre ka qenë pjesë e trupave komando në Irak. Është e rëndësishme që celula të tilla të neutralizohen. Nëse do të këtë një ditë një akt terroristë pasojat do të jenë të rënda.
Jemi me fat që është neutralizuar në fazë përgatitore. Unë shpresoj që të kemi të bëjmë me dy njerëz të çmendur që kanë krijuar botën e vet pa një lidhje me celulat terroriste në Siri, pra janë dy njerëz që kanë krijuar atë haremin e vet. Nuk kishin vëzhgimin e policisë, është një aksionet që duhet që të përshendetet policia”.
KOHA JONË SONDAZH

