Justifikimet e zakonshme që thonë meshkujt kur tradhtojnë
Të bësh sport dhe të punosh deri vonë, në shikim të parë mund të duken si shenja të një jete të qetë.
Mirëpo, një studim i ri ka treguar se këto në fakt janë dy nga justifikimet më të përdorura nga meshkujt që tradhtojnë partneret.
Nga 2000 meshkuj të përfshirë në studim, 34% tyre janë përgjigjur se i gënjejnë partneret që janë “duke luajtur golf” (që në rastin e Shqipërisë mund të ishte fare mirë kalçeto).
27% prej tyre kanë rrëfyer se gënjejnë që “kanë mbledhje në punë” ose “duhet të punojnë deri vonë” dhe 13% e tyre “janë në pub me miqtë”. Palestra është justifikim që përdoret prej 5% e meshkujve të anketuar dhe bërja e pazarit, nga 4% e tyre.