Justin Bieber, me flatra në qafë

 

Ka zgjedhur për të tatuazhuar në qafën e tij, një palë flatra. Ky është tatuazhi më i ri i këngëtarit Justin Bieber, i cili ka vendosur që krahët e ëngjëllit t’i vizatojë në pjesën e pasme të qafës. 21 – vjeçari nga Kanadaja, ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram, teksa pozonte përpara pasqyrës i veshur me kostum. “Një tatuazh i ri”, shkruan Biebier në krah të fotos, ndërkohë që këngëtari njihet për pasionin e tij të madh për viziatimin e trupit.  Ky është tatuazhi i 52-të që artisti kanadez ka në trupin e tij. Vetëm me tetor 2015 ai kishte shkruar fjalën “qëllim” në zonë e barku”, por gjithashtu të shumë janë dhe tatuazhet që ai i ka dedikuar dhe muzikës dhe dashurisë.

SHKARKO APP