Justin Bieber tregon të dashurën! (FOTO)


Ditën e sotme artisti kanadez shpërndau në Instagram një foto, ndërsa puthej plot pasion me të dashurën e tij, modelen simpatike Hailey Baldwin.
Ylli 21-vjeçar e priti vitin 2016-të pranë bukuroshes 19-vjeçare në Karaibe. Dy të rinjtë janë puthur pa u përpjekur të fshihen nga sytë e njerëzve dhe s'kanë kursyer as postimet provokuese në rrjete sociale. Bieber dhe Baldwin janë përfolur edhe më parë për një lidhje, fjalë që janë mohuar nga ana e të dyve. "Jemi vetëm miq. E kam njohur për një kohë të gjatë Justin, që kur isha 13 vjeç," tha modelja rreth një vit më parë. "Po përpiqem të jem një shoqe e mirë dhe të jem pranë tij për ta mbështetur, por të gjithë hamendësojnë për gjëra që nuk ekzistojnë. Në këtë botë jetojmë," është shprehur 19-vjeçarja. Por ja që 'ku ka tym ka zjarr' dhe mes të dyve nuk paska patur vetëm miqësi. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?